
Belen Rodriguez dhe Marco Borriello, sërish bashkë
Belen Rodriguez dhe Marco Borriello janë parë në plazhin e Formenterës, por secili me familjet respektive dhe jo si çift. Modelja dhe futbollisti kanë mbetur miq të mirë edhe pas ndarjes dhe duket se kështu do të vazhdojnë të mbesin. Piloti i Moto GP, Andrea Iannone nuk duhet të shqetësohet për të dashurën e tij, pasi për Marcon aktualisht kujdeset Stefania Seimur, shkruan Tch.
