
“Bëjnë si këngëtare, janë eskorta!”/ Zhaku: Në showbiz shesin veten…
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte Inida Gjata për të folur për një sërë masash që ajo mendon se duhen marrë në vendin tonë. Zhaku u shpreh lidhur me legalizimin e prostitucionit:
Legalizimi i prostitucionit është një biznes që ecën. Ka në Shqipëri, plot është. Besoj që ndodh në të gjitha shtresat. Edhe në botën e showbiz-it është shumë e dukshme. Një pjesë e madhe e videoklipeve është një lloj reklame që bëjnë eskortat. Pjesa më e madhe është për të shitur veten si eskorta. Bëjnë si këngëtare. Besoj se e shesin veten shtrenjtë se dhe jeta që bëjnë është e shtrenjtë.
Çfarë përfitimesh do sillte legalizimi?!
Bëji të vetëpunësuara, futi taksat, futi në sistem është realiteti.. Do krijonte një paqe sociale, njerëzit do ishin më të qetë. Këtu të gjithë janë të inkriminuar. Njerëzit që janë marrë me këtë gjë janë nga njerëzit më inteligjentë. Ky shërbim ofrohet prej 30 vitesh. Janë shërbime që në Shqipëri janë të ofruara më shumë aftësi dhe profesionalizëm.
Top Albania Radio