“Bëj seks vetëm kur jam e dehur, por…”- 34-vjeçarja flet për raportin që ka me bashkëshortin pas kësaj varësie
Rubrika “Dear Deidre” e gazetës britanike “The Sun”, këtë herë sjell një rrëfim ndryshe nga të tjerët.
Një vajzë 34-vjeçare tregon se nuk ka asnjë mënyrë tjetër, përveç dehjes që ajo të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin, por shton se e do shumë atë.
“Unë bëj seks me bashkëshortin tim vetëm kur jam e dehur. Ai është shumë tërheqës dhe unë e dua, kështu që pse nuk mund të lirohem?
Unë jam 34 vjeç, ndërsa ai është 36 vjeç.
Ne kemi tetë vite të martuar dhe ai është shoku im më i mirë. Para tij, të gjitha marrëdhëniet që kam pasur ishin vetëm për seks.
Burri im nuk ka thënë asgjë, por unë mendoj se ai e kupton dhe nuk di si të flas me të për këtë.
Dua të bëj seks pa alkool, por si?”
“Dear Deidre” shkruan:
“Alkooli ul frenimet dhe ju jep besim për të flirtuar. Ndërsa alkooli mund të stimulojë oreksin seksual, nga ana tjetër, ai është shumë i rrezikshëm pasi mund të shkaktojë probleme shëndetësore afatgjata.
Ju jeni fshehur pas alkoolit, prandaj mund të jetë e frikshme të bëni seks duke qenë esëll.
Sugjerojini partnerit t’i bëni njëri-tjetrit masazh sensual për të stimuluar seksin”.