Bëhuni gati! Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi sjellin “Dashuri me raki”

Bëhuni gati! Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi janë gati të publikojnë projektin e tyre më të ri muzikor.Ata u panë bashkë kohët e fundit në studio muzikore, por nuk u dha asnjë sinjal më tepër se çfarë po kurdisnin dy djemtë.Tashmë ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se jo më larg se ditën e nesërme vjen kënga e tyre e re “Dashuri me raki”. S’mbetet gjë tjetër vetëm të presim…!Kjo nuk është hera e parë që ata sjellin një bashkëpunim. Pas “Ani ani Syn” dhe “Baby” kënga e tyre e re me siguri pritet të listohet në hitet e verës, shkruan Express.