Befasuan me “Bonjour Madame”, por Noizy ka një deklaratë për Mozzik: S’bëj më këngë me ty

Në fillim u duk si një përplasje mes tyre, por në fakt rezultoi krejt e kundërta. Mozzik dhe Noizy kanë realizuar një këngë dhe statuset që u dukën si “diss-e” ishin paralajmërim për duetin e tyre.

Dy nga reperët më në zë të muzikës shqiptare zgjodhën mënyrën më të pazakontë për të thënë se janë bërë bashkë dhe kanë gati një super hit.

Dyshja realizoi një live në Instagram ku bënë me dije se kënga titullohet “Bonjour Madame”. Projekti u lançua në mesnatë.

Ky është projekti i parë nga albumi i radhës i Mozzik që mban titullin “Lamboziki”. Të dy e kanë cilësuar si projektin e tyre më të bukur dhe duket se janë kënaqur shumë përveçse kanë punuar.

Madje me nota humori Noizy i tha Mozzik se nuk do bashkëpunojë më me të sepse natën që kanë xhiruar videoklipin e kishin tepruar paksa me alkolin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)