Befason Sharon Stone, 64 vjec pozon “topless”!
Sharon Stone i la pak vend imagjinatës për 3.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një postim që ajo publikoi në llogarinë e saj. Në foto, aktorja 64-vjeçare e nominuar për “Oscar”, ka shfrytëzuar në maksimum një ditë me diell, ndërsa ka pozuar ‘topless’ dhe qeshte me të madhe gjatë fotografimit.
Ajo shtoi një mesazh të shkurtër në mbishkrimin e postimit të saj ku shkruhej: “Mirënjohëse e papërsosur në një ditë të përsosur”, thote Telegrafi. Ylli hollivudian e mbuloi pjesërisht gjoksin me një peshqir me vija jeshile dhe të bardha.
Aktorja e “Total Recall” kishte veshur edhe një palë bikini me dizajn leopardi, ndërsa pozonte për foton e Instagramit, ndërsa e kishte kombinuar pamjen me disa gjerdanë të gjatë të varur rreth qafës.
Edhe pse Sharon është në një formë shumë të mirë fizike, disa ndjekës megjithatë e vunë në dyshim pjesën e bustit të saj, duke thënë se më shumë duket si vepër e kirurgëve estetikë sesa e natyrës, që në këtë moshë dp ta bënte atë pjesë të trupit të dukej mjaft më ndryshe.