Befason Maluma, shfaqet në krah të këngëtares shqiptare!

Maluma është shfaqur së fundi në krah të këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexha. Bebe dhe ylli latin kanë marrë pjesë në “Formula Uno” që është mbajtur në Miami, ku kishte dhe shumë figura të tjera të njohura. Artistja ka ndarë disa fotografi, ku spikati dhe ajo me yllin latin.

Në fakt, duket se të dy ata kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, dhe janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dyshja e famshme kanë një raport të mirë prej shumë vitesh dhe i kemi parë shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Përpara disa javësh, Maluma mbajti një koncert në Tiranë, dhe e coi peshë kryeqytetin shqiptar!

Bordo