Befason Linda Rei: Jam shtatzënë
Linda Rei u kthye në një kohë fare të shkurtër në një ndër personazhet më të komentuar. Rei theu tabutë e shoqërisë shqiptare duke treguar shndërrimin e saj nga gjinia mashkullore në atë femërore.
Së fundmi, Linda ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndër të tjera deklaroi se ishte shtatzënë.
“Jam me barrë apo shtatzanë si i thuhet”
Ermali e pyet serisht: Jeni shtatzanë vërtet? Jeni në pritje të një fëmije?
“Jam në muajin e 3-të. Mendon që normale që do ndryshoj ndjesia sepse të ndryshon gjithë jeta. Mendoj se është pak shpejt për detajet, le të presim momentin e duhur”.
Ndërkohë, e pyetur nga moderatori për detaje të tjera apo për emrin që ka menduar për fëmijën, ajo preferoi të mbetej diskrete.
Kur Ermali përmendi emrin Massimo, Linda theksoi se nuk dëshironte t’i vendoste këtë emër pasi kështu quhej ish i dashuri i saj.
E pyetur nga Ermali se nëse e ka menduar ndonjëherë se si do të reagojnë njerëzit?
Linda tha se: Pse ta mendoja apo mendoj?
Në shumë pyetje të drejtuara nga Ermali ajo qëndroi mjaft diskrete, por ndau detaje nga marrëdhënia e saj me nënën.
Ajo tha se nëna e saj është natyrë romatike dhe poezit që ka shkruar në librin që pritet të botojë janë dashurie.
Në mbyllje Ermali e pyet se nëse ka ndonjë moment që mund ta ketë lenduar nënën e saj, por Linda tha që jo.