Bebe Rexha: “Vuaj nga ankthi, s’mund të rri dot vetëm”

Kur flasim për ankthin është një ndjesi që në mënyra të ndryshme të gjithë e kemi kalur, por ka disa persona që e përjetojnë shumë keq. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila në një intervistë për “Teen Vogue” ka rrëfyer se vuan nga ankthi dhe kjo i ka ndodhur që kur ishte në moshë të vogël, sipas Lapsi.al. “Unë qaj shumë dhe kaloj në një gjendje shumë të vështirë. Kam terapistin tim personal dhe gjithashtu disa njerëz, që më ndihmojnë duke folur me ta. Por është një betëjë e përditshme” është shprehur Bebe. Ajo gjithashtu ka treguar se mundohet që të jetë e zënë gjatë gjithë kohës sepse në vetmi mund t’i krijohet gjendja e ankthit.