
Bebe Rexha me të brendshme në shfaqjen e “Victoria’s Secret”
Super seksi dhe i shfaqi të gjitha asetet e saj në të brendshme në pasarelën e njërës prej kompanive më të mëdha të modës në botë. Këngëtarja Bebe Rexha, e cila u ftua të performojë mbrëmë në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret, u shfaq në të brendshme para se të fillonte e tërë shfaqja. E veshur në të brendshme të zeza, këngëtarja ka mahnitur me pamjen e saj derisa më pas, ka performuar në skenë duke zgjedhur të vishte një kostum në ngjyrë rozë, shkruan Prive. Në këtë sfilatë ka performuar edhe Rita Ora, e cila i ka shoqëruar në skenë modelet e famshme të Victoria’s Secret, të cilave e tërë bota iu referohet si engjëj!
