Bebe Rexha së shpejti me një rol në kinema përkrah aktores amerikane

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka dhënë lajmin e madh për fansat e saj e cila do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë në Queenpins të udhëhequr nga Kristen Bell.

Artistja muzikore Bebe Rexha ka ndarë një lajm të madh dhe të gëzueshëm për të gjithë fansat e saj, e cila do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë në Queenpins të udhëhequr nga Kristen Bell.

Këngëtarja ka postuar një foto nga një revistë në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory e cila ka shkruar se po pret me padurim këtë projekt të ri. Pas komedisë qëndrojnë kompanitë “Bad Moms”, “Hustlers” dhe “STX” e në të do të luajnë Kirby Howell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.

“Queenpins” është frymëzuar nga një histori e vërtetë dhe gjithë filmi përqendrohet tek një amvisë (Bell), së cilës i ka ardhur në majë të hundës që anashkalohet nga bashkëshorti i saj dhe shoqëria. Kështu që ajo përpiqet të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar një klub të paligjshëm kuponësh dhe përfundon duke mashtruar miliona kompani ushqimore me kolegët e saj. Bebe Rexha do të ketë rolin e një hacker kompjuterash të quajtur Tempe Tina.

Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly kanë shkruajtur skenarin dhe do të drejtojnë shfaqjen. AGC Studios dhe Marquee Entertainment janë pas filmit me Linda McDonough të AGC-së që kanë prodhuar së bashku me Nicky Weinstock të Red Hour. Kryetari i AGC Studios Stuart Ford dhe Miguel A. Palos, Jr do të prodhojnë së bashku një film tjetër me Ben Stiller dhe Breean Solberg të filmit Red Hour.

“Ky është një film perfekt për Beben që do të bëjë debutimin e saj në film. Ajo është një talent i jashtëzakonshëm dhe super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina, një hacker kompjuterash e çuditshme, që ndihmon personazhet tanë me mashtrimet e tyre. Ne e dimë që ajo do t’i shtojë kastit argëtim, talent dhe personalitet”, është shprehur Adam Fogelson, kryetar i Grupit Motion Picture STXfilms.

Gjithashtu, më parë Bebe Rexha ka luajtur edhe në sezonet e animuara të STX UglyDolls.

(s.s)/dosja.al