Bebe Rexha pornografi poshtë kryqit, babai i skandalizuar për herezinë e së bijës

Pak ditë më parë, këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re “Last Hurrah”. E mesa duket pas publikimit të këtij klipi, Bebe nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me babanë e saj. Ky i fundit, pasi ka parë skenat provokuese në videoklip, ka vendosur të mos i flasë më të bijës.

Bebe-Rexha-2

Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë 29-vjeçarja nëpërmjet një postimi në “Tëitter”. “Babai akoma nuk më flet pasi pa videoklipin tim të fundit të “Hurrah”, shkruante këngëtarja në postimin e saj. Më pas Rexha ka publikuar në “Instastory” bisedën me të atin, i cili e ka kritikuar ashpër Beben për videoklipin, duke i thënë se i vjen turp të dalë në rrugë prej saj.

Bebe-Rexha-3

“Bën mirë të ndalosh së postuari pornografi idiote sepse po më bën të ndihem keq. Nuk mund t’a pranoj më këtë. Ndihem i turpëruar të dal në publik. Jam shumë i zemëruar me ty, nuk më besohet”, i shkruan i ati Bebes në bisedën që ajo ka publikuar në “Instastory”. “Babai im më urren.” shkruan Bebe krahas fotos së publikuar. “Babai im nuk është djalë i keq. Nuk duhej që ta kisha postuar atë screeenshot. Jam e zhgënjyer me veten time.

Bebe-Rexha-4

Unë e kuptoj se ku po vjen si baba dhe për këtë arsye teksti ishte pak i ashpër. Jam e mërzitur se ai ende nuk më flet, por ai është babai im”, shkroi dje në “Twitter” këngëtarja./Panorama Plus