Bebe Rexha në një lidhje të re! Kush është mashkulli misterioz që i ka vjedhur zemrën këngëtares?

Bebe Rexha nuk fshihet më!

Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se ka nisur një lidhje të re romantike me një mashkull që mbetet misterioz për momentin.

DailyMail ka publikuar disa foto të reja të këngëtares, e cila shfaqet krah një djaloshi brun, i gjatë dhe shumë simpatik.

Dyshja e cila duket shumë e afërt është fotografuar në hyrje të një tregu ushqimesh në Los Angeles.

Deri më tani, Bebe nuk ka treguar apo lënë të kuptohet për lidhjen e saj të re në mediat sociale, pasi ajo zakonisht i mban marrëdhëniet e saj private.

Në maj të vitit 2019, ajo foli për mënyrën sesi mendon se të qenurit e hapur i ka frikësuar meshkujt rreth saj.

“Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq shumë e hapur frikëson shumë djem. Shumë herë, djemtë duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar – dhe kjo nuk jam unë”, tha Bebe.

“Unë nuk kam filtra. Unë do të them atë që dua. Nuk kam kohë për budallallëqe”.

Epo me sa duket, Bebe e ka gjetur të duhurin! Presim vetëm konfirmimin!