Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri, shkon drejt Bubqit dhe premton ndërtimin e 2 shtëpive

Bebe Rexha është një nga këngëtaret me famë botërore që ka shprehur keqardhjen për pasojat e tërmetit shkatërrues që ndodhi në Shqipëri më 26 nëntor. Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se do të vinte vetë në Shqipëri për të ardhur në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Ky premtim u mbajt pasi ditën e sotme Bebe erdhi në Shqipëri e nuk humbi aspak kohë por zgjodhi të shkojë direkt në fshatin Bubq për të parë nga afër gjendjen e fshatit pas tërmetit.

Në një intervistë për mediat shqiptare, Bebe ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruara nga tërmeti për të cilat ka mbledhur 85 mijë dollarë.

Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha Bebe.

Këngëtarja do të qëndrojë në vendin tonë vetëm për 1 ditë, sa të sigurohet që paratë do të shkojnë në vendin e duhur./News31.al