Bebe Rexha konfirmon lidhjen me producentin, poston foton romantike në ditën e tij të lindjes

Bebe Rexha ka zbuluar se është në një lidhje por pa i zbuluar identitetin partnerit të saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave dhe vetëm tani vendosi të zbulojë detaje të reja.

31-vjeçarja postoi një foto krah të dashurit të saj misterioz në ditën e tij të lindjes dhe i mbuloi fytyrën me një emoji zemre.

“Gëzuar ditëlindjen zemër,”– shkroi këngëtarja krahas fotos romantike.

Dy muaj më parë, Bebe Rexha u fotografua në krahët e partnerit të saj në rrugët e Los Angeles.

Daily Mail e identifikoi mashkullin misterioz në krahët e saj si kinematografi dhe producenti Keyan Safyari.

Dhe data e lindjes së Keyan Safyarit përkon me datën që Bebe Rexha e uroi për ditëlindje.

Kjo është foto e parë që 30-vjeçarja publikon në rrjetet socile krah producentit.

Nuk dihet se sa kohë Bebe Rexha është në një lidhje me 36-vjeçarin.

/Panoramaplus.al