Bebe Rexha flet për BBC: “Ka diçka në ujin e shqiptarëve, ne jemi të fortë”

Këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha i është kushtuar një artikull prej një ndër mediave më prestigjioze botërore si BBC. Ky artikull vjen përpara publikimit të albumit të saj të më të ri “Expectations”, që pritet të publikohet me 22 qershor. Sipas BBC Bebe Rexha, ashtu si Dua Lipa dhe Rita Ora janë pjesë e pushtimit shqiptar të “top list-ave botërore”, shkruan Express. “Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Jemi të fortë. Nuk na mund asgjë”, është shprehur këngëtarja teksa tregon se origjina e të dy prindërve të saj është nga Shqipëria. Në këtë artikull gjithashtu shkruhet se ajo ka realizuar një sërë hit-esh për artistë si; Eminem, Rihanna, Selena Gomes, Nick Jonas dhe Iggy Azalea. Ndërkohë kënga e saj më e fundit “Meant to Be’ ka shitur 4 milion kopje në SHBA, duke u renditur në majat e klasifikimit amerikan.