Beatrixa nuk shkoi dot në emision, moderatorja tregon ç’i ka ndodhur pas daljes nga “Big Brother Vip”
Pas tyre radhën e kishte Beatrix Ramosaj si e eliminuara e spektaklit të së premtes, duke lënë brenda të dashurin e saj Donaldin.
Që kur nisi lidhjen me aktorin Veshaj, këngëtarja Ramosaj në vazhdimësi është kritikuar dhe kryqëzuar nga publiku duke u ciësuar si ajo e ‘treta’ që ia merr të dashurin një femres tjetër.
Kujtojmë se disa herë brenda shtëpisë Trixa e ka theksuar se ka frikë për pjesën kur të dalë jashtë Big Brother, si do pritet nga njerëzit.
Dojna Mema ka treguar se Beatrix nuk do jetë prezente në këtë emision për shkak se ajo ndihet keq emocionalisht dhe është shumë e ngarkuar psikologjikisht.
“Me duhet te ju them arsyen e vertete se pse Beatrix nuk ka pranuar te vije ne Fun Club dhe dua te jem e sinqerte me te gjithe ndjekesit tane.
“Trixa na ka kthyer mesazh dhe na ka thene se eshte ne nje gjendje te ngarkuar psikologjike dhe nuk deshiron qe te flase momentalisht per kete eksperience.
“Ajo nuk dot e vije, por duhet thene se e ka gjithmone deren hapur per te folur ne emisionin tone, kurdo qe te ndihet me mire e te flase”, tha Dojna.