Beatrix Ramosajt i ka rënë në kokë për aktorin e njohur
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj që prej ndarjes së saj nga i dashuri i parë i bërë publik Ervi nuk ka ndarë më thuajse asgjë në lidhje me jetën e saj sentimentale në rrjetet sociale. Megjithatë ditën e sotme Beatrix Ramosaj nuk ka ngurruar të tregojë se i ka rënë në kokë për një djalë, dhe jo një djalë dosido, shkruan IconStyle.
Në fakt bëhet fjalë për Charlie Weber, aktorin sekti të serialit “How to get away with murder”, për të cilin ka postuar në rrjetet sociale. “Pa mjekër dhe me flokë të shkurtra”, ka shkruar këngëtarja në foton e tij duke shprehur qartazi se ai është aktori i saj i preferuar për momentin.