Beatrix Ramosaj tregon historinë e dhimbshme: ”Ishte e vështirë të mos kisha një baba”
9 tetori është ditë zie për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Në këtë datë tetë vite më parë, një njeri shumë i rëndësishëm për të ka ndërruar jetë. Ajo humbi të atin në kohën kur kishte më shumë nevojë për të, megjithatë kujtimet dhe këshillat e tij e bëjnë të jetë një vajzë më e fortë. Nëpërmjet një postimi të bërë në Instastory këngëtarja ka bërë një dedikim prekës ku tregon se këto vite kanë qenë më të vështira për të. “Sot është 9 tetor, dita kur babai im ndërroi jetë në 2010-n. Kanë qenë 8 vite pa ty në jetën time dhe sërish më mungon çdo ditë. Ishte e vështirë të mos kisha një baba, por shpresoj se çfarë po bëj në jetën time të të bëjë krenar në parajsë. Të dua babi. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruan Beatrix Ramosaj, sipas Ëho. Kujtojmë se Beatrix e ka thënë shpesh herë që i ati ka pasur dëshirë që ajo të kishte një karrierë të suksesshme dhe duket se me punën e saj po ja arrin më së miri.