Beatrix Ramosaj për Eugent Bushpepën:”Nuk të dua vetëm si këngëtar por…”
“Dancing with the devil” është një nga këngët më të veçanta në karrierën e Beatrix Ramosaj dhe kjo jo vetëm për faktin që ka një super video por mbi të gjitha që protagonist në këngë ishte dhe rrokeri, Eugent Bushpepa. Nuk ndodh shpesh që këngëtarë të mëdhenj të bëhen pjesë e klipeve të kolegëve të tyre si figurantë, por ja që Eugenti pranoi të ishte si imazhi i klipit të Trixës.
(P.S të njëjtën gjë ka bërë dhe Bleona Qereti në një klip të Getoar Selimit, por kjo është tjetër temë)
Sot Genti ka ditëlindjen dhe Trixa e vlerësuar pa masë me dedikimin për të.
“Gëzuar ditëlindjen për këtë legjendë me të cilin jam rritur. Ky njeri më bëri që të performoja, të punoja fort sepse jam e magjepsur nga muzika, live-showt si dhe zëri i tij. Të adhuroj jo vetëm si muzikant por edhe si person”, mbyll dedikimin e saj Beatrix Ramosaj.
Gjatë kohës së xhirimit të klipit Trixa dhe Genti u përfolën për një lidhje dashurie, por të dy i mohuan kategorikisht lajmet e përhapura në media.