Beatrix Ramosaj histori të re me Escobar, jeta e milionerit të lidhjeve seri me vajzat e famshme

Beatrix Ramosaj përveç karrierës së saj muzikore është përfolur disa herë në media edhe për jetën e saj private. Së fundmi miqtë e saj kanë treguar se këtë verë këngëtarja ka nisur një histori dashurie me reperin e njohur, milionerin shqiptar që jeton në Londër, Emra Hajrizaj si njohur Escobar. Ata kanë kaluar së bashku pushimet në Shqipëri, dhe këtë e kanë treguar edhe postimet e bëra në rrjetet sociale. Në postimet në Instagramin e reperit, Beatrix shfaqet thuajse kudo dhe në një video dëgjohet teksa Escobars e thërret “zemër”, ndërsa vazhdimisht e filmon, duke notuar, duke ngrënë apo duke marrë rreze dielli. Edhe pse këngëtarja nuk ka preferuar të japë detaje, ajo në njëfarë mënyrë e ka konfirmuar duke bërë një postim me gotë vere të kuqe të dorë, ndërsa thotë se i pëlqen gjithmonë të shijojë verë. Këngëtarja festoi këtë qershor 24 vjetorin, dhe u komentua shumë për një ndryshim të dukshëm në linjat e saj me bikini, pikërisht zmadhimin e gjoksit. Nuk dihet sa serioze është lidhja e saj me Escobar dhe ish-miku i reperit të njohur Noizy. Kur ai erdhi në Shqipëri për t’u promovuar në studio televizive e intervista të ndryshme fillimin e karrierës si këngëtar, nuk la pa përmendur edhe fundin e një miqësie të bukur me Noizyn. Escobar është një emër i ri në muzikë dhe karrierën e tij është duke e zhvilluar në Londër, dhe këto kohë e visiton shpesh Shqipërinë, kur sa herë që vjen shihet në krah nje femre ndryshe, duke krijuar përshtypjen se ai është milioneri që po krijon lidhje seri me vajzat e famshme shqiptare. Kështu gjatë një intervistë në studion e Alban Dudushit deklaroi me gojën e tij se kishte pasur një lidhje me modelen, Kristin Prengaj. Ndërsa më vonë u përfol për një histori tjetër me ish-lojtaren e “Big Brother”, Armela Hysenin, duke qenë se të dy postuan foto bashkë në Instagram ku dukeshin shumë afër njëri-tjetrit.

Jeta e Escobar në Londër, njihuni me jetën luksoze që bën

Ai dikur kishte mjaft miqësi me Noizyn, madje edhe këndonin bashkë. Nuk mungojnë në internet fotot e Escobars me Noizyn dhe modelen shqiptare Kristin Prengaj. Por së fundi, pas disa vitesh, Escobar ka sjellë klipin e ri në bashkëpunim me Big Zeeco. Klipi i tij është krahasuar me ato të artistëve ndërkombëtarë si dhe është vënë re pjesëmarrja e njërës prej modeleve që numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale. Nga këtu vihet re edhe jeta luksoze që bën dhe këtë e shfaq më së miri në postimet e Instagram. Aksesorë të shtrenjtë, veshje, udhëtime dhe makina super luksoze shihen në rrjetet sociale, duke lënë përshtypjen e një milioneri të vërtetë që ka gjithçka i duhet në jetë. Në lidhje me pasuritë e tij ai foli vetë në intervistat që dha në Shqipëri, duke iu referuar zinxhirëve me gurë të çmuar që mbante në qafë, gjithçka origjinale dhe me vlera marramendëse. Gjithashtu Escobar do të vijë shumë shpejt edhe me projekte shqiptare duke synuar sukses edhe në tregun muzikor këtu./Panorama Plus