Beatrix pret një princ origjinal, jo një princ nga Vlora

Beatrix mori së fundmi të gjithë vëmendjen duke u shfaqur me fustan nusërie e me një pamje si Borëbardha dhe të gjithë menduam se bëhej fjalë për ndonjë videoklip. Por jo, Trixa në fakt është imazh i 3-vjetorit të “Gift by Anida” dhe luan rolin e Borëbardhës në klipin e giveaëay ku do të dhurohet makinë Audi Q5. Në klip, Borëbardhën Beatrix vjen ta shpëtojë një princ e duket se me këtë pjesë ajo ironizon ish-partnerin, Donald Veshajn. “Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja mënyrë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, thuhet në video, ironi e qartë kjo kundrejt Donaldit, i cili është me origjinë nga Vlora. Tani na mbetet të presim nëse do të kemi një reagim nga Donaldi!