BE propozon masë shtesë: “Të shtyhen fluturimet deri më 15 maj”

Komisioni Evropian ka propozuar që vendet anëtare të BE duhet ta zgjasin ndalimin e fluturimeve deri më 15 maj, si masë shtesë për parandalimin e koronavirusit. “Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, u tha në një deklaratë të KE. Komisionerja Margaritis Schinas, theksoi se pavarësisht zbatimit me përpikmëri të masave të mëparshme, vendet anëtare “nuk mund ta hapin derën derisa të sigurojnë shtëpinë”.

Ftesa për shtyrjen e afatit vlen për zonën “BE Plus”, që përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Gjatë deklaratës së KE u theksua se çdo zgjatje e mëtejshme e kufizimeve në udhëtim përtej 15 majit do të vendoset në bazë të situatës së deriatëhershme. /News31.al