‘BBV’, tre konkurrentët bëjnë veprimin e papritur në mes të natës (video)

Halloween-i u festua edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët VIP të “Big Brother” kanë krijuar atmosferë festive mbrëmjen e djeshme, ku nuk kanë munguar as shakatë.

Disa prej banorëve, Donaldi, Graniti dhe Beatrixi, vendosën që t’u bënin një rreng yjeve që kishin rënë në gjumë, pikërisht me rastin e festës së Halloween-it.

Pasi veshën disa pelerina me kapuç, ata tentuan që të trembnin Arditin dhe Beniadën dhe Sarën.