BBV: Shkojnë në nominim Olta, Kristi, Armaldoja, Dea dhe Tani

Valbona ka qenë banorja e privilegjuar për nominimin e sotëm. Duke qenë lidere ajo pati mundësinë të fillonte një zinxhir shpëtimesh dhe e parë që shpëtoi ishte Kiara. Duke vazhduar njëri pas tjetrin në fund ngeli Dea, Kristi dhe Olta.

Bona kishte edhe një tjetër privilegj. Ajo mund të ndryshonte 2 persona duke i zëvendësuar ose mund të shtonte në nominim edhe dy të tjerë. Valbona zgjodhi të shtonte edhe dy të tjerë që ishin Armaldoja dhe Tani. Kush do të largohet ditën e shtunë Olta, Kristi, Armaldoja, Dea apo Tani? /A/S-Dritare.net