Baste sportive e kazino, 36-vjeçari tregon vitet e errëta: Kam harxhuar shuma marramendëse! Rinia të mos luajë bixhoz, shkatërrohet jeta
Ishte 19 vjeç kur për herë të parë nisi të vendoste baste sportive dhe më pas kazino për të vijuar për shumë vite me radhë.
Adri Bajraktari….sot ka hequr dorë plotësisht, por ato vite kanë shënjuar jetën e tij.
“Kam luajtur më para dhe e di çfarë do të thotë. I kam eliminuar. Vesi e shkatërron njeriun, rininë. Kam eksperiencë të keqe. Kam hequr dorë prej 7 vitesh, ka ndryshuar komplet jeta ime. Ditët më të errëta të rinisë sime. Nuk më merrte gjumi e kisha mendjen vetëm si të lozja. Më shumë humbisja, më shumë lozja. Arrin në një gradë që s’ke vlerë. Nga mosha 19 vjeç kam luajtur. Për shumat e humbura nuk dëshiron të flasë, por thotë se janë shifra marramendëse”, tregoi Adri.
Për shumat e humbura nuk dëshiron të flasë, por thotë se janë shifra marramendëse.
“Duke qëndruar larg asaj shoqërie. Jashtë të nxjerrin gracka për të luajtur bixhoz. Kam eleminuar ato vende. Shifër s’mund të them por marramendëse. Do kisha 2-3 hyrje në Tiranë sot. Në fillim kam fituar një shumë të madhe, se gjithmonë të peshkojnë. Më pas kam humbur. Këtu kam luajtur skedina. Jam ndryshe, më i qetë. Ka ndryshuar jeta ime komplet tani. E kamë ndjerë dhe vetë ndryshimin. Më vjen keq, sepse nuk jemi popull që kemi të ardhura për të luajtur gjëra qejfi. Kam punuar 16 vjet hidraulik, elektriçist. Ata dy lekë që i fitoj i shpenzoj për qejf dhe familja. Në kumar të ikën leku. Ato që i merr për një ditë të ikën për një sekondë”.
Për rikthimin e basteve sportive në Shqipëri, ai thotë se i vjen shumë keq, pasi nuk do të donte që rinia shqiptare të përjetonte të njëjtën ndjenë siç edhe ai e ka kaluar tashmë 7 vite, megjithatë rinia e të varurit ndaj basteve kanë luajtur me fatin edhe në paligjshmëri në subjekte informale.
“Për mua është mos të kthehen, që rinia të imponohet dhe të punojë. Janë gjëra që e shkatërrojnë rininë. Rinia të rrijë larg basteve, sepse mundësia është”, tha Adri.
Adri tashmë jeton në zonën e Venecias në Itali, ku edhe punon si hidraulik dhe elektricist.
A.M./KT/Shqiptarja.com