Bashkohen pas disa javësh larg/ Ledian Agallijaj mbështetësi numër 1 i Elhaida Danit
Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj po jetojnë romancën e tyre herë larg e herë afër njëri-tjetrit. Angazhimet profesionale kanë bërë që javët e fundit Elhaida të kthehet në Francë kurse balerini ndodhet në Tiranë.
Madje, ata nuk mundën të ishin bashkë as në ditëlindjen e balerinit javën e kaluar por këngëtarja i bëri një urim të ëmbël në mediat sociale, duke shkruar se e kishte marrë malli.
Pas kësaj, largësia mes tyre nuk zgjati shumë pasi çifti është bashkuar në Turqi. Elhaida ka performuar muzikalin ‘Notre Dam de Paris’, vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, që po bën tur në disa vende të Europës. Shumë shpejt do vijë edhe në Shqipëri.
Lediani ka qenë pranë partneres së tij duke e mbështetur. Mbështetje që e ka treguar edhe në rrjetet sociale duke publikuar një foto të saj nga prapaskena me emojin e një zemre.
Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.