Bashkimi mbron Alvisën dhe sulmon gocat e tjera të Përputhen: Si nuk kanë shpirt
Në studion e emisionit “Për’puthen” u diskutua sot mbi komunikimet e fshehta që Alvisa ka pasur gjatë gjithë kohës që ishin në emision.
Një reagim ka ardhur nga Bashkimi i cili e ka konsideruar sjelljen e konkurrentëve në studio si “nivel të ulët”.
Alvisa nuk ishte e pranishme në emision, por përmes një video tha se i duhet më shumë kohë të qetësohet dhe më pas të dalë në publik për të rrëfyer historinë e plotë. Ndër të tjera falenderoi Bashkimin dhe disa djem të tjerë për mbështetjen.
Sipas Bashkimit, sjellja e Ritvanës dhe Mikelës ishte e ulët.
“Nuk prisja këtë nivel kaq të ulët, sidomos nga femrat, që thonë se janë dhe shoqet e saj. Si nuk kanë shpirt mbi të gjitha?! Edhe mashtruesja më e madhe në botë të kishte qenë, nuk duhej ajo sjellje, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën”.
Vajzat dhe vetë opinionisti Arjan Konomi kërkuan ndjesë dhe theksuan se tani çdo gjë i mbetet organeve përkatëse të hetojnë çështjen.
Sjellim në vëmendje që Hyseni tha se gjatë gjithë kohës Alvisa ka qenë e lidhur me të dhe se në programin e dashurisë ka hyrë vetëm për famë.
Ajo i kishte kërkuar Hysenit që të futej në “Për’puthen” dhe të dilte nga programi çift me të, ashtu siç janë edhe në jetën jashtë kamerave.
Por kur zbuloi se Alvisa Qarri kishte qëndruar dy ditë në shtëpinë e Bashkim Saitit, me një tjetër konkurrenti të “Për’puthen”, Hyseni u ndje i tradhtuar dhe vendosi të flasë publikisht që Alvisa të përjashtohet nga programi.