Bashkëshortja e Petri Bozos feston 50 vjetorin, ditëlindja rinore e Alda Bidës

Bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja më e afert e regjisorit të njohur Petri Bozo festoi mbrëmë 50 vjetorin. Alda Bida e njohur si gazetare e skenariste e spektaklit “Miss Shqipëria” ka ndarë me miqtë këtë foto nga atmosfera festive, ku sipër një torte minimale duket shifra 50. Nga ndriçimi, pijet dhe ngjyrat kjo duket një atmosferë vërtet rinore që i përshtatet natyrës energjike të Aldës. Petri dhe Alda kanë vitet të martuar dhe janë prindër të një vajze dhe një djali.