Bashkëshortja e Leonard Bombaj çudit me transparencën

A ta janë çifti i pandarë, që i sheh shpesh bashkë në projektet artistike dhe eventet ku janë të ftuar. Esmeralda, bashkëshortja, ish-aktore, e regjisorit të njohur Leonard Bombaj është fotografuar në mbrëmjen gala të 10 vjetorit të radiotelevizionit “Ora News”, me një veshje transparente tek pjesa e bustit. Edhe pse nëna e dy fëmijëve ajo vazhdon të ruajë elegancën e viteve më parë, si protagoniste në filmin me Bombaj. Çifti duket se janë kombinuar me njëri-tjetrin në ngjyrat e veshjeve, të përshtatshme për një spektakël me personazhe të njohur nga bota e politikës, biznesit dhe televizionit.