Bashkëshortja e Gold Ag publikon videon më të ëmbël të reperit me djalin

Bashkëshortja e reperit të njohur, Gold Ag, ka publikuar në rrjete sociale një video të ëmbël të babait me djalin.

Ermira Shkodra postoi mbrëmë në Instagram videon, në të cilën reperi shfaqet me Guerilin në krahë, teksa e përkund dhe e sheh gjithë dashuri.

Djali i tyre erdhi në jetë më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë dhe për këtë arsye, dyshja zgjodhi emrin e veçantë Gueril për të.

Sipas reperit, Gueril është një term që do të thotë se grupe të vogla ushtarësh e sulmojnë armikun në befasi. Ky emër ka lidhje edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Më parë, Gold Ag ka treguar se do të kujdeset që djalit të tij të mos i mungojë asgjë, pasi ai vetë është rritur pa baba.

Ardhja në jetë e Guerilit pikërisht në këtë ditë të veçantë e ka lumturuar shumë këngëtarin, i cili e kishte shprehur më parë dëshirën për këtë gjë.