Bashkëshortja e Gaz Pajës publikon fotot dasmës të pa publikuara më përpara (FOTO)

Aktori Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi lidhën kurorë verën e shkuar përmes një ceremonie shumë të veçantë me shumë miq e familjarë të ftuar.

Ata të dy përcollën përmes fotosh atmosferën e krijuar gjatë dasmës e cila rezultoi një festë madhështore.

Ndërkaq Ira ka vendosur ti rikthehet edhe një herë datës së dasmës duke postuar disa foto të tjera shumë të veçanta që nuk i kishte publikuar më parë.

Në njërën prej fotove Ira pozon me Gazin në një fushë, ku shfaqet me një fustan në ngjyrë nude, ndërsa në fotot e tjera ka shpërndarë disa momente nga ceremonia me dy fustane të tjera ku duket shumë e ëmbël nën fustanin e bardhë dhe grimin perfekt.