Bashkëshortja e Elvis Pupës zbulon sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies së tyre!
Belina, bashkëshortja e Elvis Pupës, ka qenë e ftuar në “Një gotë Rose”, ku ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e dashurisë që ka me aktorin e njohur Elvis Pupën. Gjatë bisedës ajo tregoi se sekreti në lidhjen e tyre është se ata nuk i mbajnë sekrete njëri-tjetrit, ndajnë gjithçka sado e keqe të jetë ajo që ka ndodhur.
Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur. Kam vlerësuar shumë ishte karakteri i tij, më ka pëlqyer shumë se është treguar i sinqertë me mua, që ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani pas 13 viteve. Kishte mentalitet të hapur, që ditën e parë që e kam parë, më dha ndjesi ndryshe të çdo personi që kisha njohur më përpara, ishte i kuptueshëm, jo gjykues.
Ishte e rrallë, ne si shqiptarë gjykojmë shpejt. Ajo që unë dashuroj tek Elvisi, që pëlqej shumë, është se është shumë i qytetëruar dhe s’ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të jem vetvetja.
Është çuditshme, sepse kur kemi nisur lidhjen me njëri-tjetrin Elvisi më ka thënë që s’po të marrë në telefon për të të thënë të dua, por kam qejf të njihem me ty sepse më pëlqen shumë si gocë. Marrëdhënia jonë filloi që me telefonatën e parë, ku u tregova vetvetja, i tregova pikat e mia të forta dhe të dobëta, që të mos më thoshte “t’i nuk ishte siç më the”.
Ky ka qenë themeli i marrëdhënies sonë, të dy jemi treguar vetvetja. Unë isha 25-vjeçe dhe Visi 32, ishim të pjekur, ose na u dukej vetja të pjekur atëherë. Sa shumë nuk kishim ditur, por praktikën e kemi bërë bashkë gjatë rrugës. Sekreti i marrëdhënies tonë është se ne kemi 0 sekrete me njëri-tjetrin.
Çdo gjë ia themi njëri-tjetrit, të mirat e të këqijat, dhe jo të gjykohemi. Mundohemi të ruajmë njëri-tjetrin. Nuk është se jemi perfekt, por se nuk gjykojmë njëri-tjetrin. Fakti që ishte shumë personazh publik, më ka lodhur shumë. Kur erdha në Shqipëri mendova se do të bëja qejf, do të dilnim. Jam rritur jashtë, nëse dal në rrugë e këndoj e bëj. Kurse këtu njerëzit fillojnë të njohin dhe je më i tërhequr, duhet të jesh më i kujdesshëm.
Jeta ime që kur njoha Elvisin ka ndryshuar shumë sepse kur u njoha me të lëvizëm nga Amerika në Shqipëri, Elvisi pati projektet e veta, gjithmonë jeta jonë është në shkëputje. Në fillim ishte pak e vështirë të ambientohem, por kam mësuar të jetoj jashtë komfortit dhe kjo të rrit. Kur erdha në Shqipëri, se kam ikur 12 dhe u ktheva 25-vjeçe, ishte gjithçka ndryshe, jetë sociale, kulturë tjetër, më është dashur të mësoj shumë gjërat e komunikimat në Shqipëri. Tani jam ambientuar, mundohem të mësoj fjalët me nënkuptime.
Kur kemi ardhur këtu të dy u punësuam, kur Elvisi mbaroi misionin e vet kuptuam që ishte më mirë të ktheheshim në Australi, kishim bazat atje. Kisha një projekt atje dhe u rikthyem. Ishte një moment i artë për ne atje”, tregoi ajo.
Bordo