Bashkëshortja e Ardit Gjebresë kishte ditëlindjen, showman-i organizon festë luksoze
Disa ditë më parë, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, Anila Beko, ka festuar ditëlindjen.
Urimet nga familjarët dhe miqtë kanë tërhequr shumë vëmendje, por festa madhështore e organizuar ditën e djeshme ishte ajo që na la të gjithëve me gojë hapur.
Bëhet fjalë për një festë private, me njerëzit më të afërt të çiftit dhe disa të ftuar specialë. Venera Lumani, Lindi Islami, Juliana Pasho dhe Pirro Çako kanë qenë këngëtarët që kanë performuar gjatë mbrëmjes.
Megjithatë, këto nuk kanë qenë performuesit e vetëm, pasi edhe vetë Arditi i ka dedikuar asaj një këngë.
Moderatori ka kënduar një nga këngët e tij më të bukura, “Këtu s’do jem”.
Nën dekorimin e veçantë darka ka marrë ngjyra të tjera.
Tavolinat e mbushura me lule dhe me zbukurime në ngjyrë gold, i jepnin një pamje të veçantë mbrëmjes.