“Bashkëshortja bënte s*ks me femra të tjera”- Sportisti rrëfen se si mendoi të vriste veten pasi zbuloi se ajo ishte biseksuale: E urreja të dilja…

Sportisti i njohur, Jaryd Cachia ka zbuluar se po mendonte të vetëvritej kur martesa e tij me Sophie Cachia po shkonte drejt fundit dhe ajo kryente marrëdhënie seksuale me femra të tjera.

Jaryd Cachia e mbështeti ish-bashkëshorten e tij që kur ajo kuptoi se tërhiqej seksualisht nga femrat deri në puthjen e pare me një sportiste, me të cilën ishte shumë e fiksuar.

“Sado që isha i lumtur për faktin që e mbështesja, nuk isha mirë mendërisht, teksa përballesha me mungesën e një qëllimi në jetë”, tha 30-vjeçari.

Jaryd tha se vendimi i Sophie për t’i dhënë fund martesës së tyre ishte një tronditje për të edhe pse ajo kishte eksploruar seksualitetin e saj për muaj të tërë.

Ai u shpreh se ende kryenin marrëdhënie seksuale bashkë dhe gjërat dukeshin pothuajse normale, derisa bashkëshortja i kërkoi divorcin.

Sophie Cachia i vuri në dukje se dëshironte të takohej me femra të tjera, por këtë nuk e bënte dot për shkak se ai ishte shumë i njohur në Melbourne.

“Ajo e dinte që nuk e isha mirë, por nuk i thashë se sa keq isha, deri në momentin që vendosja t’i jap fund jetës”, u shprh 30-vjeçari.

Më pash vazhdoi: “Ishin fëmijët e mi që më jepnin forcë të ecja përpara, por urreja veten kur dilja në pasqyrë.”

Sophie, e cila ka dy fëmijë me Jaryd, Bobby, 8 vjeç dhe Florence, 5 vjeç, tha për “FEMAIL” se u trondit kur zbuloi se ai kishte pasur shumë vështirësi ndërsa ajo po shijonte një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj.

“Fshihte ndjenjat e tij për të më mbrojtur mua. Duhet të ketë qenë e vështirë për të, që ta bënte këtë gjë”, shtoi ajo.

31-vjeçarja rrëfeu se filloi të tërhiqej seksualisht nga femra të tjera në moshën 27-vjeçare.

“Kurrë nuk isha tërhequr seksualisht nga një grua dhe nuk shikoja asnjë përveç bashkëshortit tim”, pranoi ajo, duke shtuar se po mendonte t’i injoronte ndjenjat e saj.

Jaryd tha se “ndjeu që bota përreth tij po thërrmohej”. Ai kishte mbaruar karrierën si sportist profesionist, nuk ishte pranuar në forcat e policië dhe tani po shikonte bashkëshorten që po largohej nga ai.

“Zgjohesha në mëngjes dhe isha në humor të keq pa asnjë arsye”, pranoi ai.

Por ai e fshehu dhimbjen e tij teksa shikonte gruan që ishte e lumtur duke eksploruar seksualitetin e saj.

“Kisha respekt për të si nënën e fëmijëve të mi dhe si grua, duhet ta ndihmoja dhe mbështesja.”

Sophie, e cila tani është e fejuar prej 18 muajsh me basketbollisten profesioniste Madeleine Garrick, 30 vjeç, tha se udhëtimi i saj ka qenë ‘vërtet i vështirë’.

“Nuk kisha frikë t’i tregoja atij se çfarë po më ndodhte apo të ndiqja instinktin tim sepse e dija që s’do e humbnisim kurrë lidhjen tonë. Nuk e kam tradhtuar dhe ai më ka mbështetur”, u shpreh Sophie.

Jaryd dhe Sophie thonë se ata ende e duan njëri-tjetrin, por si familje, dhe kanë ruajtur respekt të ndërsjellë.

Të dy janë të fokuruar tek fëmijët e tyre. Ndërkohë Jaryd tani ka nisur një lidhje të re me Jacinta, e cila ka një djalë 8 vjeçar, Max.

“Ishte vërtet e bukur, thjesht dua që ai të jetë i lumtur”, tha Sophie për ish-in e saj.