Bashkëshorti shqiptar i Dilarës poston foton e vajzës së çiftit

E njohur nga seriali “Fate të kryqëzuara” me emrin Dilara, Ebru Ozkan është një ndër personazhet që është pëlqyer shumë nga publiku, edhe ai shqiptar.Në fillim të muajit janar, 39-vjeçarja solli në jetë një vajzë nga martesa me bashkëshortin shqiptar, Ertan Shabani por deri më tani ajo nuk kishte bërë asnjë reagim për këtë lajm. Çifti e pagëzuan të voglën me emrin Biricik që do të thotë e veçantë, unike, shkruan Panorama Plus.Ebru Ozkan e fshehu shtatzëninë për një kohë të gjatë dhe po ashtu edhe fytyrën e vajzës pas lindjes, ndërsa foton e parë e ka bërë publike sot në rrjetet sociale.Kujtojmë që Ebru Ozkan dhe Ertan Shabani u martuan dy vite më parë në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave.