Bashkëshorti ka ditëlindjen, Chiara Ferragni i bën surprizën më të veçantë që keni parë

Në 1 shtator të këtij viti blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni i dha fund beqarisë. Ajo u martua me këngëtarin Fedez, me të cilin ka edhe një djalë. Gjatë lidhjes së tyre, çifti ka rënë gjithmonë për marrëdhënien e veçantë dhe lidhjen jo të zakonshme. Mbrëmjen e kaluar Fedez ka pasur ditëlindjen dhe surpriza e Chiara-s është më e bukura që keni parë ndonjëherë, shkruan Who. Ajo ka vendosur që këtë vit festën t’ia bëjë në supermarket, ku ka mbledhur të gjithë miqtë. Mes muzikës, argëtimit dhe ushqimit Fedez ka kaluar një ditëlindje shumë speciale.