Bashkëshorti i Albinës reagon pas pjesëmarrjes në Eurovision: “Politika triumfoi si zakonisht”

Albina dhe familja Kelmendi e çuan Shqipërinë në finale dhe në natën e fundit, u renditën në vendin e 22-të. Duket se kjo renditje s’i ka pëlqyer shumë bashkëshortit të Albinës, Valon Vatajt, i cili përmes një postimi në Instagram, është shprehur:

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare! Eurovision-i nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera! Famlija ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare. Krenar me ju deri në vdekje!”. Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni”.


Në finalen e Eurovision-it triumfoi për të dytën herë Loreen, me këngën “Tattoo”, duke çuar dy herë radhazi në Suedi kupën.