Bashkëshorti e mbulon me dhurata luksoze Adelina Tahirin

Këngëtarja Adelina Tahiri feston sot 27-vjetorin e lindjes. Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se e ka pritur ditëlindjen në njërin prej restoranteve më të mirë, me ushqimin e gatuar nga kuzhinieri i famshëm Nusret.

Adelina-Tahiri-2

Ndërkohë sapo ka hyrë mesnata, Adelina ka publikuar një foto ku tregon se sa vjeç mbush dhe uron veten me rastin e ditëlindjes.

Adelina-Tahiri-3

Sigurisht që fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku fansat e kanë uruar. Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu edhe dhuratat luksoze që ka marrë nga bashkëshorti i saj. Në foton e publikuar në “Instagram”, shihet një orë e markës luksoze ‘Rolex’ dhe një byzylyk dhe unazë e markës ‘Cartier’ që kapin shifrat marramendëse. “Faleminderit zemra ime!”, shkruan Adelina pranë fotos duke e falenderuar publikisht bashkëshortin./Panorama Plus

Adelina-Tahiri-2