Bashkëshorti 12-ditor i Pamela Anderson i lë 10 milionë dollarë në testament!

Jon Peters, një producent amerikan i filmit, ka shkruar në testament ish-bashkëshorten e tij Pamela Anderson, pavarësisht se dyshja ishin të martuar për vetëm 12 ditë. Producenti i “Rain Man” është martuar në katër herw, dhe e pesta është martesa e tij 12-ditore me Anderson në vitin 2020.

Megjithatë, Anderson e ka pranuar publikisht se ajo nuk ishte martuar kurrë ligjërisht me Peters. Pavarësisht rrethanave, është zbuluar se Peters do t’i lërë Anderson 10 milionë dollarë. Sipas RadarOnline.com, dyshja patën një ndarje miqësore dhe kanë mbetur në marrëdhënie të mira.

Peters u takua me Anderson kur ajo jetonte në rezidencën e Playboy gjatë viteve 1980. Ata filluan si miq dhe përfundimisht u lidhwn në fillim të vitit 2020 pak para fillimit të pandemisë COVID-19.

“Ai është i mrekullueshëm dhe ka pasur një ndikim të madh në jetën time. E dua deri në vdekje”, tha Anderson për Variety. Peters nga ana e tij pranoi se ylli i Baywatch do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Bordo