
Bashkëpunoi me Ava Max, këngëtari i famshëm flet hapur për prirjet seksuale: Jam homoseksual
Këngëtari i njohur Pablo Alboran ka zbuluar se është homoseksual.
Ai foli hapur për seksualitetin e tij në një video në Instagram.
“Sot dua t’iu tregoj diçka shumë personale,”– tha këngëtari.
Ndërsa më pas shtoi: “Jam këtu për t’iu thënë se jam homoseksual. Shume e njerëz e dinë këtë, ose kanë supozuar, ose thjesht nuk u intereson. Unë gjithmonë kam pasur lirinë që të dua atë që kam dashur. Në punë, me miqtë e mi, në shtëpinë time diskografike nuk jam ndjerë i diskriminuar apo i urryer. Por për fat të keq ka shumë njerëz që nuk jetojnë si unë pa frikë.”
31-vjeçari ka realizuar bashkëpunime me shumë këngëtarë të njohur, përfshirë edhe artisten shqiptare Ava Max.
/Panoramaplus.al