Bashkë kudo edhe pas ndarjes, ja çfarë e konsideron Dafina Zeqiri ish të dashurin e saj Dj Geek
Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri dhe kolegu i saj DJ Geek nisën pak kohë më parë një lidhje dashurie.
Por romanca mes tyre përfundoi shumë shpejt dhe Dafina arkivoi kështu lidhjen më të shkurtër të jetës së saj.
Edhe pse i dhanë fund lidhjes me njëri-tjetrin, këngëtarët kanë vendosur të mbajnë raporte të mira.
Ata shihen shumë shpesh së bashku, madje nuk mungojnë as postimet e përbashkëta.
Së fundmi Dafina publikoi një foto ku në sfond ishte Dj Geek dhe prezantuesja Nora Haxha.
Dhe ajo e quajti ish të dashurin e saj “një mik”.
“Me dy miqtë e mi,”– shkruan ajo në foto, duke treguar se kanë respekt për njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.
Lidhja e saj me Dj Geek nisi disa muaj pasi u nda nga ish-partneri Jose.
Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, ndërsa vitin e kaluar bënë bujë me duetin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.
Ndërkohë, Dafina së fundmi po dëgjohet kudo, me hitin e saj “Një herë në jetë”, që i dedikohet një historie dashurie që ka pengun brenda.
Panorama Plus