Barcelona e braktis, gruaja kërkon divorcin nga Vitor Roque: “E hodhi stresin te unë”
Vitor Roque, i cili iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2024, ka hasur vështirësi të mëdha në përshtatjen e tij si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Pas vetëm disa paraqitjeve për katalanasit, ai u huazua te Real Betis, ku gjithashtu po lufton për të gjetur hapësira dhe vazhdimësi në lojë. Përveç krizës sportive, sulmuesi i ri brazilian po përballet edhe me një problem serioz në jetën private: gruaja e tij, Dayana Lins, ka njoftuar ndarjen e tyre pas vetëm një viti martesë.
Vështirësitë në Barcelonë dhe dështimi i transferimit
Roque, një talent premtues nga Athletico Paranaense, erdhi te Barcelona me shumë pritshmëri. Megjithatë, ëndrra për të veshur fanellën blaugrana shpejt u shndërrua në zhgënjim. Pas paraqitjeve të pakta dhe të pavlera për ekipin e parë, ai u huazua te Real Betis me opsion blerjeje. Por edhe në Sevilla, gjërat nuk kanë shkuar siç shpresohej, pasi në 16 ndeshje ka shënuar vetëm 4 gola, shpesh duke qëndruar në stol.
Dayana Lins thyen heshtjen dhe njofton divorcin
Dayana Lins, modelja dhe influencerja braziliane, njoftoi në rrjetet sociale vendimin për divorc, duke akuzuar Vitor Roque për ndryshim sjelljeje që nga mbërritja në Europë. “Martesa jonë nuk funksionoi, dhe tashmë kemi nisur procedurat e divorcit,” tha ajo.
Dayana shpjegoi se transferimi në Europë dhe presioni i futbollit profesionist kishin ndikuar negativisht në personalitetin e Roque. “Që kur kemi ardhur në Europë, ai ka ndryshuar shumë. Mendoj se ka qenë për shkak të stresit dhe presionit që i është ushtruar. Duhej të isha strehë e tij e sigurt, por ai shkarkoi gjithë stresin mbi mua me fjalë dhe sjellje të ashpra,” shtoi ajo.
View this post on Instagram
lapsi.al