Banorja e re e “Big Brother VIP”? Albërije Hadërgjonaj tregon si qendron e vërteta

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e spektaklit të “Big Brother Vip Albania” dhe “Big Brother Vip Kosovë”.

Mirëpo, mesa duket ajo ka zgjedhur të mos pranojë asnjërën prej tyre dhe këtë e ka konfirmuar në “Mirage”. Albërija ka treguar se nuk ka pasur mundësi për shkak të angazhimeve.

 “Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që deri tani për të qenë pjesë e “Big Brother VIP Albania” janë përfolur disa emra, si moderatorja e njohur Kiara Tito, apo edhe blogerja Jori Delli./abcnews.al