Banorja e Big Brother tregon sekretin e saj: “Jam martuar për letra angleze”

Xheisara Frisku këngëtarja dhe ish-konkurentja e “Big Brother Vip” e ftuar në një emision televiziv, foli për eksperiencën e saj në BBV dhe gjithashtu për jetën e saj personale shumë të diskutuar.

Xheisara, ndoshta e frymëzuar nga historitë që po tregojnë banorët brenda shtëpisë për lojë, tregon edhe ajo historinë e saj: shprehet se lidhja e saj martesore nuk rrjedh nga një histori dashurie por për të pasur letra angleze.

“Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë jam ‘British’. Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra.

Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëllimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha”, – u shpreh ajo.

Xheisara nuk është më në lojë por me sa duket Big Brother hedh rrënjë të forta te banorët të cilët duket sikur nuk dinë më të ndalen edhe pasi dalin nga shtëpia.

Emisioni më i ndjekur i Shqiptarëve do edhe dy javë të mbarojë, dyshja finaliste deri diku merret me mend. Donald, Ilir pritet të shihen përballë njëri-tjetrit por asgjë nuk është e thënë.