Banorët komentojnë ‘lojën’ e Monikës dhe Fifit, Semi pëson atak paniku dhe shpërthen në lot!
Loja e Monikës dhe Fifit gjatë kësaj jave, është diskutuar sërish gjatë spektaklit të sotëm. Dy banoret e “Big Brother VIP” sqaruan fillimisht se pse kishin zgjedhur të bënin lojën, që revoltoi banorët.
“Fifi kaloi një periudhë jo të mirë. U ndjeva e prekur. Doja që të qetësohej. Të nesërmen në darkë, krejt papritur erdhi kjo ide. E bëra qëllimisht se e pashë që Fifi nuk ishte mirë dhe thashë pse të mos bënim një lojë”, tha Monika, ndonëse arsyeja e saj nuk i bindi aspak banorët, sepse sipas tyre, kishte qetësuar Fifin por kishte shqetësuar gjithë të tjerët.
Konkurrentët komentuan të gjithë sjelljen e vajzave, të cilën e quajtën jo normale, dhe atmosfera në shtëpi i kishte ndikuar, por Semi ishte më e prekura nga të gjithë. Edhe gjatë kohës që transmetoheshin pamjet, ajo përjetoi një krizë paniku, dhe nisi të qante, e më pas kërkoi të qetësohej, e shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ndikohet nga kjo lojë, pasi edhe gjatë javës ajo u ndje e frikësuar nga skenat në shtëpi, e veçanërisht nga Fifi që lëvizte me një shkop druri në dorë.
Ndërkohë, moderatorja Arbana Osmani, tha se sjellje të tilla, e lojëra që tejkalojnë limitet nuk tolerohen absolutisht nga “Vëllai i madh”.
/News31