‘Banorët ishin pseudo-glam!’ Nga projektet e reja te raporti me Zhaklinën, Kristi: Më erdhi keq për Luizin
Krist Aliaj Dragot ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up” ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP” dhe projektet për të ardhmen.
I pyetur nëse do ta ripërsëriste këtë eksperiencë, Kristi tha se ndoshta në një vend tjetër. Teksa shprehu kritika për banorët të cilët tha se ishin pseudo-glam.
“Është eksperiencë shumë ripërsëritëse. Mund ta bëja në një vend tjetër. Por, jo në Shqipëri. Do ndryshoja disa gjëra, do e bëja më ekstreme. Ishte shumë glamour. Glam të vërtetë nuk kishte, gjithë pseudo-glam. Por, më glam ishin vajzat. Nuk më pëlqeu ky ekstremi nga e përditshmja te glam direkt. Më dukej shumë e shëmtuar.”-tha ai.
Duke folur për komentet dhe impaktin e tij në publik, ish-konkurrenti i “Love Story”, deklaroi se ka marrë shumë komplimente për edukatën e treguar. Por, shtoi se nuk ka qenë thjesht i edukuar, por edhe i duruar, kreativ dhe kurioz.
“Nuk kam treguar vetëm edukatë. Kam treguar durim, kuriozitet, kreativitet, një pjesë timen artistike. Ato kanë qenë pikë kulminante se kisha qejf të shprehesha.”-tha Kristi.
I pyetur nëse Luizi e meritonte fitoren, Kristi tha pa hezitim që po duke nënvizuar se nëse do kthehej pas do kishte luajtur edhe ai pak më fort.
“Po, Luizi e meritonte fitoren. E them si belg arsyen. U përgatit. Kishte kuptuar situatën që krijiohej. Kishte nevojë më shumë se të tjerët. Ishte shansi i tij i fundit. Nëse do dështonte këtu do ishte rëndë. I rrezikoi të gjitha. I vuri gjithë kartat në tavolinë. U dorëzuan të gjithë përballë tij. Dhe unë kisha momente, dorëzim në tentativë. Unë shihja se si banorët përuleshin, dinin gjëra, i komunikonin në mënyrë indirekte. Nuk kishte fare respekt, por vetëm interes. Më erdhi gjynah për Luizin. Unë me të isha i vërtetë. Edhe për mua ishte një shans i fundit. Por, u shkëputa nga rutina në Belgjikë. Dhe po marrë një ndjesi që edhe për mu aka qenë shansi i fundit për një jetë madhështore.”
Kristi tha se është takuar pak me Luizin dhe zbuloi edhe bisedën funny mes tyre.
“Luizin e kam takuar në Top Channel. Nuk ishte takim intim. Ka shumë punë. Ai madje më tha “Krist, të kishe fituar ti do kishte qenë më mirë”(qesh). E tha nga angazhimi i madh. Nuk e priste këtë impakt.”
Sa i përket projekteve të reja, Kristi deklaroi se ka disa projekte verore por është i fokusuar te sezoni i ri televiziv dhe se do donte të vijonte të ishte pjesë e televizionit.
“Unë kam disa projekte verore. Por fokusin e kam në shtator-tetor, dua gjëra afatgjate. Do shtroj disa projekte. Me muzikë nuk do merrem, do vazhdoj televizionin. Më nxjerr një anë të vetvetes që më pëlqen. Atë anën shumë analitik, kritik, ndonjëherë pak të ashpër.”
I pyetur për kritikën që i ka bërë i ati Roberti, Kristi tha:
“Babi më tha se humorin e kam skandaloz dhe duhet të punoj. Që të përshtatesh në kulturën shqiptare duhet të kesh pak humor. Aty e kam shumë problem, por po provoj të përmirësohem. Humori belg është shumë i thatë dhe i zi.”
Pyetjes nëse ka kimi mes tij dhe Zhaklinës iu përgjigj me një pyetje:
“Shikoni ju kimi mes meje dhe Zhaklinës?”
Sa për marrëdhënien me Keisin tha:
“Ishte moment shumë i brishtë. Njerëzit e kishin fokusin aty dhe e menaxhova mirë. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja.”
Si një djalë i rritur jashtë, si i sheh ai vajzat dhe djemtë shqiptarë në marrëdhënie?
“Djemtë dhe vajzat shqiptare vdesin për marrëdhënie toksike. Romantizëm shumë i dhunshëm.”-tha Kristi.