Banorët i kthyen shpinën, por publiku qenka me Luizin: komentet
Mbrëmja e djeshme e Big Brother VIP prime ishte e mbushur me emocione të forta pas aludimeve të Luizit për sëmundje. Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore, mjekja tha se ai ishte shëndosh e mirë dhe banorët e konsideruan si “gënjeshtar”.
Këngëtari duket se është në gjendje të ngarkuar psikologjike dhe emocionale pas gjithë situatës, teksa është shprehur se atij i është bërë gjyq pa e dëgjuar versionin e tij. Ndonëse brenda shtëpisë shumica e banorëve i kanë kthyer shpinën, publiku jashtë vazhdon ta mbështesë.
Rrjeti ka shpërthyer në komente pro Luizit, i cili sipas tyre nuk gënjen.
Kujtojmë se Luizi i tha Kiarës se ai ka një arsye madhore, por nuk flet dot brenda shtëpisë.
Kjo situatë ka ardhur pas rrëfimit të vetë Luizit tek Kiara ku i ka treguar se vuan nga një sëmundje e rëndë. Por gjatë emisionit live ai e ka mohuar duke u shprehur se ishte një histori e një mikut të tij.
Por të afërmit e Luizit, të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të tij, kanë reaguar me një foto të këngëtarit. “Një nga gjërat më të vështira në jetë është të kesh në zemër, fjalë që nuk mund t’i thuash”.
ndërkohë banoët ishin të trσnditur. Kristi është shprehur se nëse Luizi ka qenë i sëmurë dhe është futur në izolim me ta është një precedent shumë i rëndë për produksionin dhe se kjo do e bënte të humbte respektin. Ndërkohë ai u shpreh dhe se do të ishte shumë e rëndë nëse Luizi e ka sajuar gjithë këtë histori për vëmendje.