
Banda kriminale i besoi financat! Roli i Elsa Lilës, këngëtarja menaxhonte lokalin në Itali
Policia italiane ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me mënyrën se si funksiononte grupi i trafikut dhe shpërndarjes së drogës në Itali, pjesë e të cilit sipas mediave vendase ishin edhe këngëtarja e njohur Elsa Lila si edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi. Krahas tyre, janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë.
Sipas mediave italiane, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila.