Ballkani flet shqip, dy kampionët ngrejnë flamurin kuqezi në Stamboll!

Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega kanë rrëmbyer një tjetër trofe ditën e sotme. Ata u shpallën Kampionë të Ballkanit në garat e mbajtura të shtunën në Stamboll të Turqisë.

Atleti shqiptar, Smajlaj ka arritur për gjashtë vite radhazi të mbrojë titullin e tij në kërcim së gjati në salla të mbyllura. Izmir Smajlaj kërceu 7 metra e 80 centimetra, duke siguruar të artën.

Luiza Gega triumfoi në garën e 3000 metrave. Ajo ruajti ritmin e atleteve të kreut dhe u shkëput në fund për të siguruar të artën me kohën 9 minuta, 15 sekonda e 11 të qintat.

“Jam shumë e gëzuar. Mund ta quaj një stërvitje të mirë, pasi po përgatitem që të shkoj në Kampionati Botëror në Beograd”. Ndërsa garën e 1500 metrave Gega e mbylli e dyta, duke marrë medalje argjendi.

Ajo udhëhoqi grupin në pjesën dërrmuese të kohës dhe u kalua në xhiron e fundit nga turkja Silan Ayyildiz. Luiza Gega kaloi finishin për 4 minuta, 13 sekonda e 25 të qintat.

Rikujtojmë se Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave edhe në vitin 2018. Pavarësisht një gare të fortë shqiptarja rrëmbeu medaljen e artë me kohën 9 minuta e 6 sekonda.

Edhe Izmir Smajlaj u shpall kampion në kërcënim së gjati. Ky i fundit kërceu më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m.